Egnatia lë me pasoja Partizanin, listës së të dëmtuarve iu shtohen edhe 3 lojtarë

schedule19:19 - 1 Nëntor, 2021

schedule 19:19 - 1 Nëntor, 2021

Telashet te Partizani sa vijnë e shtohen, këtë kampionat nuk kanë arritur akoma të sigurojnë fitoren e parë.

Kësaj i shtohen edhe dëmtimet e disa lojtarëve. Ndeshja me Egnatian që doli barazim duket se i ka “plagosur” edhe më shumë “demat”.

3 lojtarë janë dëmtuar dhe do të mungojnë për disa ditë, Alban Hoxha, Damcevski dhe Maguette.

Kapiteni i “demave” ka pësuar një dëmtim në gishtin e dorës dhe sipas të gjitha gjasave pritet të mungojë 3 javë.

Problemet me brinjët do e mbajnë një muaj larg fushave Damcevskin i cili doli i dëmtuar nga ndeshja me Egnatian. Po e njëjta kohë rikuperimi parashikohet edhe për Maguette i cili gjithashtu la fushën e lojës i dëmtuar.

Kujtojmë se aktualisht kanë probleme me dëmtimet edhe Lucas Cardoso, Ergys Kaçe, ndërsa kanë shfaqur probleme edhe Stenio Junior dhe Tedi Cara. /f.a/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!