Egnatia fiton Superioren për herë të parë, rrogozhinasit mposhtin Partizanin në finalen e “Final Four”

schedule20:58 - 26 Maj, 2024

schedule 20:58 - 26 Maj, 2024

Egnatia ka arritur të fitojë në “Air Albania” ndaj Partizanit me rezultatin 0-1, në finalen e “Final Four” duke u shpallur kështu kampionë të Superiores.

Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi që në pjesën e parë. Në minutën e 35-të, Spahiu ka dhuruar një asist për Ibrahimoglu dhe ky i fundit nuk ka gabuar përballë portës së “Demave”.

Pjesa e dytë ishte ashtu siç pritej, tepër intensive nga të dyja skuadrat. Partizani provonte herë pas here të barazonte shifrat, ndërsa Egnatia tentoi gjithashtu të dyfishonte shifrat.

Por pavarsisht të gjithave rasteve, sfida përfundoi me shifrat 0-1 dhe Egnatia shpallet kampione e Superiores.

Egnatia diktoi ritmin gjatë gjithë sezonit, duke kryesuar renditjen me 63 pikë dhe në fund e finalizon duke triumfuar në “Final Four” dhe duke fituar titullin e parë kampion të Shqipërisë në histori.

Partizani nga ana tjetër nuk ia doli të mbronte titullin dhe të barazonte Dinamon me 18 tituj kampion./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!