Egnatia e sezonit të ri nis nga Gugash Magani. Trajneri peqinas i kishte ndjekur rrogozhinasit në disa përballje në fund të kampionatit dhe ditën e sotme ai është zyrtarizuar. “Gugash Magani nënshkruan me Egnatian. Futboll Klub Egnatia njofton nënshkrimin e kontratës me trajnerin Gugash Magani.
Magani ka nënshkruan për 2 sezone me Egnatian duke besuar tek projekti i nisur nga presidenti Agim Demrozi. Tekniku peqinas ka drejtuar disa skuadra në Shqipëri si Flamurtari, Tirana, Shkumbini, Besa, Teuta dhe Trepça ‘89”, njofton klubi i Egnatias.
Magani sezonin e shkuar drejtoi Besën, por u largua pa u mbyllur kampionati. Te Egnatia ai do të ketë nën urdhra edhe djalin e tij, Artur Magani, i cili do të udhëheqë sulmin e skuadrës rrogazhinase. Sulmuesi vjet ishte pjesë e Ballkanit në Kosovë. / abcnews.al