Egnatia dhe Dinamo City realizuan përmbysje të mëdha në Kupat e Europës, duke siguruar një vend në fazën play-off.
Kampionët e Shqipërisë bënë një tjetër hap drejt historisë. Egnatia mposhti 5-1 Shamrock Rovers, duke përmbysur humbjen 3-1 të ndeshjes së parë dhe duke fituar çiftin 6-4 në total.
Skuadra e Nevil Dedes zhvilloi një paraqitje fantastike në ndeshjen e kthimit, duke shënuar katër gola që në pjesën e parë. Daniel Adjessa realizoi dy herë, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Alessandro Albanese, me dy gola, dhe Ildi Gruda.
Egnatia tashmë është në play-off-in e Europa League, ku përballë do të ketë norvegjezët e Lilleström, ndërsa ka siguruar tashmë një vend në fazën e ligës së Conference League.
Një mbrëmje të madhe evropiane përjetoi edhe Dinamo City. Blutë përmbysën humbjen 1-0 të ndeshjes së parë ndaj Auda-s, duke triumfuar 4-0 në sfidën e kthimit. Golat u shënuan nga Eridon Qardaku, Klevi Qefalija, Malomo Taofeek Ayodeji dhe David Fadairo.
Skuadra e Ilir Dajës vazhdon kështu aventurën europiane në play-off-in e Conference League, ku do të përballet me qipriotët e Pafos.
Dy skuadra shqiptare, dy përmbysje spektakolare dhe dy shanse për të shkruar histori në Europë!


