Burreli e nisi mbarë, teksa triumfoi në transfertë me Veleçikun me rezultatin 0-4 dhe tani ka një pikë më pak se Dinamo, që nesër përballet me Erzenin. Raboshta e Yuta shënuan në pjesën e parë, kurse Toma e Stana vulosën pokerin e skuadrës matjane.
Besëlidhja as që duhet ta ëndërrojë Superioren për sezonin e ardhshëm, pasi sot është mundur nga Vora me shifrat 2-1. Keqa e Sadiku shënuan për skuadrën vendase, ndërsa lezhianët shkurtuan rezultatin me anë të Milanovic.
Tre pikë tepër të rëndësishme siguroi edhe Oriku pas fitores 1-0 përballë Korabit. Golin e fitores për skuadrën vlonjate e realizoi Çaushaj. Egnatia vijon të dominojë grupin B. Ekipi i Gugash Maganit vuajti vetëm pjesën e parë përballë Elbasanit.
Miqtë nuk rezistuan në fraksionin e dytë të takimit, aty ku Egnatia shënoi tre gola për të marrë tre pikët e radhës në kampionat. 18 pikë numërojnë rrogozhinasit, katër më shumë se Besa ndjekëse.
Feston edhe Turbina. Skuadra nga Cërriku mposhti 1-0 në shtëpi Flamurtarin. Përballja u vendos nga goli i Dacit në minutën e fundit të pjesës së parë. Vendi i tretë për Turbinën, teksa kjo ishte disfata e pestë në kampionat për kuqezinjtë nga Vlora. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 10
E shtunë, më 6 shkurt, ora 13:30
Grupi A
Vora-Besëlidhja 2-1
Shënues: Keqa 11’, Sadiku 22’ / Milanovic 49’
Veleçiku-Burreli 0-4
Shënues: Raboshta 21’, Yuta 36’, Toma 53’, Stana 83’
Oriku-Korabi 1-0
Shënues: Çaushaj 66’
Grupi B
Egnatia-Elbasani 3-0
Shënues: Elezi (aut.) 58’, Gashi 66’, Krasniqi 76’
Turbina-Flamurtari 1-0
Shënues: Daci 45’