Egjipti po ndërmerr hapa për të parandaluar eksodin masiv të palestinezëve nga Gaza

schedule12:25 - 11 Tetor, 2023

schedule 12:25 - 11 Tetor, 2023

Egjipti po ndërmerr hapa për të parandaluar një eksod masiv të palestinezëve nga Rripi i Gazës në Sinai, pasi bombardimet izraelite të martën ndaluan kalimin përmes pikës kryesore të daljes nga enklava palestineze.

Sulmet e Izraelit në Gaza kanë ngritur shqetësime në Egjipt, i cili u ka bërë thirrje autoriteteve izraelite që të ofrojnë kalim të sigurt për civilët e enklavës, në vend që t’i inkurajojnë ata të ikin në jugperëndim drejt Sinait.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi tha se përshkallëzimi në Gaza ishte “jashtëzakonisht i rrezikshëm” dhe se Kajro po kërkon një zgjidhje të negociuar në bashkëpunim me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Kalimi kufitar Rafah u mbyll mëngjesin e sotëm, ndërsa gjatë natës avionë luftarakë egjiptianë fluturuan mbi pikë. Ushtria egjiptiane gjithashtu ka zënë pozicione pranë kufirit, duke patrulluar dhe kontrolluar zonën.

Rafah është i vetmi vendkalim drejt Sinait për 2.3 milionë banorët e Rripit të Gazës. Lëvizja e njerëzve dhe mallrave drejt dhe nga enklava palestineze kontrollohet fort nga Egjipti dhe Izraeli.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!