Egjipti paraqet një propozim për rikthimin e armëpushimit në Gaza

schedule14:48 - 24 Mars, 2025

schedule 14:48 - 24 Mars, 2025

Egjipti ka paraqitur një propozim të ri që synon rifunksionalizimin e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore palestineze kanë thënë se sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 65 njerëz në enklavë në 24 orët e fundit.

Propozimi, i bërë javën e kaluar, pason një përshkallëzim të dhunës pasi Izraeli ka rinisur operacionet ajrore dhe tokësore kundër Hamasit të martën e kaluar, duke i dhënë fund një periudhe dymujore të qetësisë relative.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se Izraeli ka vrarë rreth 700 palestinezë që kur rifilloi sulmet e tij, duke përfshirë të paktën 400 gra dhe fëmijë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!