Egjipti paralajmëron për konflikt të paprecedentë rajonal, bën thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare

schedule20:13 - 29 Qershor, 2024

schedule 20:13 - 29 Qershor, 2024

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi paralajmëroi të shtunën për një “konflikt të paprecedentë” në rajon, duke bërë thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare për ta parandaluar atë dhe duke kërkuar përpjekje kolektive për armëpushim në Rripin e Gazës , tha presidenca në një deklaratë.

Kjo deklaratë erdhi gjatë takimit të Sisit me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në margjinat e Konferencës së Investimeve Egjiptiane-BE në Kajro. Në takim u diskutua “mënyrat për t’u përballur me sfidat e përshkallëzuara rajonale, veçanërisht zhvillimet në Rripin e Gazës dhe ndikimin e tyre në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

Presidenti egjiptian theksoi “domosdoshmërinë e përpjekjeve të bashkërenduara ndërkombëtare për të arritur një armëpushim të menjëhershëm dhe aksesin urgjent në ndihmën humanitare në Gaza për të shmangur katastrofën humanitare me të cilën përballet populli palestinez”.

Ai përsëriti paralajmërimin e vendit të tij për “zgjerimin e konfliktit në përshkallëzim të rëndë dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë hapa seriozë dhe të shpejtë për të parandaluar rrëshqitjen e rajonit në një cikël të ri dhe të paprecedentë konflikti”.

Sipas deklaratës egjiptiane, të dyja palët ranë dakord se arritja e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për çështjen palestineze “të bazuar në zgjidhjen me dy shtete dhe në përputhje me rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar mbetet rruga optimale për të siguruar stabilitet të qëndrueshëm në rajon”.

Nga ana e saj, von der Leyen pohoi se konferenca nënvizoi “interesat e përbashkëta midis dy palëve dhe angazhimin e Bashkimit Evropian për të mbështetur rrugën e zhvillimit të Egjiptit dhe reformës ekonomike”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!