Egjipti mohon ndërtimin e kampeve për refugjatët palestinezë

schedule08:24 - 17 Shkurt, 2024

schedule 08:24 - 17 Shkurt, 2024

Egjipti mohon të ketë filluar ndonjë punë ndërtimi në kampe për të akomoduar refugjatët palestinezë, duke përsëritur se qëndrimi i presidencës mbetet ai i refuzimit të çdo zhvendosjeje që synon “likuidimin e kauzës palestineze”. Një ditë më parë, mediat e huaja raportuan se Egjipti kishte nisur ndërtimin e kampeve.

“Egjipti mohon plotësisht raportet e disa mediave të huaja për planet e supozuara të Kajros për të ndërtuar strehimore për palestinezët pranë kufirit egjiptian me Rripin e Gazës për të strehuar civilë në rast se ata janë me zhvendosur me forcë për shkak të agresionit të përgjakshëm izraelit kundër tyre në Rrip.”, deklaroi shefi i Zyrës Shtetërore të Shtypit Diaa Rashwan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!