Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Egjipti fiton me “Panenka”/ “Faraonët” kalojnë Australinë me penallti në Botëror

schedule12:50 - 4 Korrik, 2026

schedule 12:50 - 4 Korrik, 2026

Kurrë nuk ka arritur kaq larg.

Egjipti është një nga klientët më të vjetër të kupave të botës, duke luajtur që në 1934, por suksesi nuk ka qenë kurrë me “Faraonët” siç është tani.

Në Botërorin që vazhdon në Amerikën e Veriut, u arrit raundi I tretë, u arrit suksesi I parë me eliminim direkt, ndërsa për të dytën herë skuadra arabo-afrikane është mes 16 më të mirave të planetit.



Në 1934 sepse aq ekipe merrnin pjesë, ndërsa këtë verë sepse Mohamed Salah me shokë kanë ditur të fitojnë në fushë.

Barazimi 1-1 me Australinë në stadiumin e bukur të Dallasit dhe pastaj gjuajtjet e penalltive ishin në vazhdimin e ndeshjeve në grup, ku pati dy fitore e një barazim, pra asnjë humbje.

Ja ku vjen shpërblimi me duelin ndaj Argjentinës së Mesit, kampione të botës, për një vend në çerekfinale.

Në prani të mbi 70 000 tifozëve në tribuna, egjiptianët luajtën më mirë sesa të mbiquajturit “kangurët”, edhe pse u vunë në vështirësi nga forca fizike, shtatlartësia dhe agresiviteti I kundërshtarëve.

Emam Ashur shënoi për Egjiptin që në 13’, dhe ishin po “Faraonët” që realizuan rrjetën tjetër, veçse në portën e tyre.

Barazimi 1-1 u vendos nga autogoli në 55’ nga Mohamed Hani.

Të dyja skuadrat provuan shumë, por pa shumë saktësi dhe nga 30 gjuajtje vetëm 4 ishin në kuadrat, 3 prej të cilave të egjiptianëve.

Tek penalltitë, australianët nuk përballuan presionin dhe humbën dy të tilla, ndërsa Mo Salah shënoi me stilin e ish-yllit të shquar çek, Panenka.

Në fund, Abdelmaguid realizoi 11-metërshin vendimtar, dhe ëndrra është për triumf ndaj Argjentinës së Mesit në 7 korrik në Atlanta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!