Greqia dhe Egjipti janë duke u përgatitur për zhvillimin e një stërvitjeje të përbashkët ushtarake mes dy ushtrive të tyre si një kundërpërgjigje ndaj presionit të Turqisë në rajonin e Mesdheut.
Mediat greke raportojnë se stërvitja e madhe lidhet pikërisht me përballimin e problemeve të shkaktuara nga Turqia në rajon duke bërë të domosdoshëm një bashkëpunim të tillë.
Lexo edhe: Tension në Mesdhe: Forcat speciale gjermane mësyjnë anijen turke, akuza ndaj Greqisë
Stërvitja e quajtur “Medusa” ishte planifikuar për në verë, por u shty për shkak të situatës me koronavirusin, raporton abcnews.al.
Pritet që në ditët në vijim të zhvillohen takime të niveleve të larta mes krerëve të Greqisë dhe Egjiptit.
Këto të fundit e shohin Turqinë si rivale në rajon.
Egjipti ka probleme me Turqinë për shkak se Presidenti Erdogan mbështet partinë islamiste Mursit, e cila u rrëzua pas protestave popullore disa vite më parë. Ndërkohë, rivaliteti mes Greqisë dhe Turqisë në rajon është i njohur. /abcnews.al