Gjurmë nga lashtësia janë zbuluar në Egjipt i cili është djep i rëndësishëm i kulturës dhe trashëgimisë globale.
Zbulimi i më shumë se 1,000 blloqeve të zbukuruara prej guri në periferi të tempullit funeror të Hatshepsut u njoftua të mërkurën nga udhëheqësi i ekipit, Zahi Hawass, një arkeolog egjiptian dhe ish-ministër i antikiteteve, i cili ka drejtuar gërmimet në këtë vend që nga viti 2022.
Arkeologët kanë zbuluar pjesë të paprekura të murit të themelit të tempullit të Mbretëreshës Hatshepsut në Luginën e Mbretërve në Luksor, si dhe varrin e Mbretëreshës Teti Sheri, gjyshe e Ahmosit I, faraoni i parë i periudhës së Artë të Perandorisë së Re të Egjiptit.
Mbretëresha Hatshepsut e Dinastisë së 18-të, e cila vdiq rreth vitit 1458 p.e.s., ishte një nga gratë e pakta që ka sunduar Egjiptin. Tempulli i saj në Luginën e Mbretërve u shkatërrua me qëllim disa shekuj më vonë.
Mbretëresha Teti Sheri, varri i së cilës u gjet afër, ishte gjyshe e Ahmosit I, i cili çliroi Egjiptin nga popujt Hyksos që kishin pushtuar Egjiptin nga Sinaja në lindje. / abcnews.al