Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Egjipt pas vdekjes së ish presidentit Mohamed Morsi. Autoritetet kanë marrë masa të ashpra sigurie me frikën e manifestimeve të mëdha por dhe të sulmeve terroriste.
Në Egjipt është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pas vdekjes së ish presidentit Mohamed Morsi. Masa është marrë nga frika e manifestimeve të mëdha. Në Kajro janë ndërmarrë shumë masa sigurie me forcat e armatosura dhe policinë që patrullojnë me automjete të blinduara dhe të shoqëruar nga njësitë anti-terror.
Banorët shprehen për mediat e huaja se i frikësohen dhe sulmeve terroriste. Një pjesë e madhe e tyre nuk e kanë përjetuar në mënyrë të veçantë ndarjen nga jeta të ish presidentit, por kanë frikë për vendin e tyre.
Për Mosad vdekja e tij dhe zërat për një vrasje të mundshme do i shkaktojnë dëme regjimit dhe qeverisë, por nuk është e logjikshme se pse vëllezërit muslimanë mund të përfitojnë nga ky lajm.
Të tjerë shprehen se e konsiderojnë Morsin si një njeri të mirë, jo një politikan të suksesshëm por më të mirë se shumë politikanë të tjerë.
Sipas burimeve të Vëllazërisë muslimane, Morsi është varrosur tashmë në varrezat e ish drejtuesve të vëllazërisë në periferi të Kajros./ABC News Albania 24/7