Egjipt, 14 të vdekur dhe disa të plagosur nga shembja e një pallati

schedule08:15 - 3 Korrik, 2024

schedule 08:15 - 3 Korrik, 2024

Të paktën 14 të vdekur dhe gjashtë të plagosur është numri i fundit nga shembja e një ndërtese apartamentesh në provincën Assiut, në pjesën jugore të Egjiptit.

Ndërtesa trekatëshe u shemb të hënën në rrethana ende të pashpjegueshme dhe ekipet e shpëtimit kërkuan për njerëzit e bllokuar në rrënoja për më shumë se 24 orë.

Guvernatori i provincës, Essam Saad, ka vizituar vendin e tragjedisë dhe ka kërkuar nga agjencitë përkatëse që të bashkërendojnë përpjekjet e tyre për të paguar sa më shpejt dëmshpërblimet dhe për të mbështetur të lënduarit dhe familjet që kanë mbetur pa shtëpi.

Ai siguroi se do të ngrihet një komision i posaçëm për të hedhur dritë mbi shkaqet e shembjes.

“Shtëpitë fqinje u kontrolluan për të vërtetuar sigurinë e tyre”, thuhet në njoftimin e zyrës së tij, në të cilin theksohet se disa objekte që u konstatuan se kishin pësuar dëme të konsiderueshme nga shembja e pallatit trekatësh janë evakuuar për arsye paraprake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!