Alibia e Dovedan është koronavirusi, Egbo: Kjo fitore na vlen 6 pikë

schedule19:13 - 3 Qershor, 2020

schedule 19:13 - 3 Qershor, 2020

Tirana e rinisi kampionatin me fitore dhe vijon t’i afrohet titullit kampion. Bardheblutë shënuan tre gola në Ballsh, fituan 1-3 dhe kthehen me tre pikë të rëndësishme në kryeqytet. Diferenca me Kukësin ndjekës vazhdon të jetë 9 pikë. Emmanuel Egbo analizoi situatën dhe fitoren në prononcimin e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport, ku ndër të tjera tha:

Pas tre muajsh pa futboll u thashë lojtarëve të rikthehemi si më parë. Tani nisi kampionati dhe do tentojmë të shkojmë përpara. Duhet ta çojmë deri në fund atë që kemi nisur.

Titulli? Normalisht ishte një fitore e rëndësishme, sidomos në Ballsh. Nuk është e lehtë. Na kanë mundur fazën e parë, kanë mposhtur edhe Partizanin e Kukësin. Janë 6 pikë të marra le të themi. Të jemi me këmbë në tokë, ka edhe 9 ndeshje”.

“Ngo? Nuk ka asgjë me Ngoo. Janë gjëra që ndodhin në një familje. Kishte dëshirë ta gjuante penalltinë, për të marrë një shtysë vetëbesimi. Ai e di se gjuan Batha. Nuk është diçka për t’u shqetësuar. Jemi si familje, që e duam njëri-tjetrin”.

“Festimi i golave? E kemi respektuar deri diku. Me aq sa di unë”, shtoji Egbo në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

VELJKO DOVEDAN – Trajneri i Bylisit tha këto fjalë pas humbjes shtëpiake ndaj Tiranës në “Gol pas Goli” në Supersport.

“Tirana është një skuadër shumë e mirë, por ne kishim shumë probleme. Koronavirusi, as nuk e dinim nëse do luanim. Na vrau psikologjikisht korona.

Të gjithë çunat pësuan një shok kur morën vesh çfarë i ndodhi shokut të tyre.

“Bicaj? Nuk e di, nuk është puna ime”. Ankesat e lojtarëve? Bicaj është lojtar i mirë. Nuk e di pse nuk vjen. Janë djem të mirë të gjithë”./abcnews.al