Tirana është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, pasi u mposht nga Korabi me rezultatin minimal 0-1. Me mungesa të shumta, prej dëmtimeve dhe lojtarëve që ishin grumbulluar në kombëtaren e drejtuar nga Edy Reja dhe te Shqipëria U21, trajneri Egbo kishte rreshtuar një skuadër të “arnuar” nga fillimi.
Dibranët e drejtuar nga Klevis Dalipi e kishin marrë seriozisht ndeshjen dhe në fund festuan kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas ndeshjes, menjëherë është vënë në dyshim e ardhmja e trajnerit Emanuel Egbo. Nga ana e klubit të Tiranës nuk ka endë asnjë qëndrim.
Tifozët nga ana tjetër kanë vërshuar me komente në rrjetet sociale. Në “Instagram” reagimi ka qenë i menjëhershëm, teksa nuk janë lejuar që ata të lënë mendimet e tyre. Ndryshe situata në “Facebook”, ku komentet kanë vërshuar “lumë”.
Komente nga më të ndryshme, akuza dhe ofendime prej tifozëve. Mjafton të hapësh faqen zyrtare të Tiranës dhe lexon komente nga më të ndryshmet, ato që nuk i kanë shpëtuar censurimit. /abcnews.al