Egbo: Lampard do shkarkohej të mos ishte anglez! E patë si ma bënë mua?

schedule12:38 - 11 Janar, 2021

schedule 12:38 - 11 Janar, 2021

Emmanuel Egbo shkroi historinë sezonin e kaluar në pankinën e Tiranës. Nigeriani mori drejtimin e përkohshëm të ekipit bardheblu në një moment shumë të vështirë (dhjetori 2019) dhe ia doli të rikthente rekordmenët e futbollit shqiptar te titulli kampion pas plot 11 viteve.

Fitore në derbi, futboll i bukur dhe trofeu i madh në fund të një sezoni fantastik. Një arritje e madhe për 47-vjeçarin, i cili është bërë trajneri i parë afrikan që ia del të shpallet kampion në futbollin evropian. Gjithsesi, drejtuesit e shkarkuan këtë sezon, një vendim që shkaktoi zemërim të madh te tifozeria bardheblu.

Në një prononcim për mediat nigeriane, Egbo flet rreth besimit të pakët që ekziston te trajnerët me ngjyrë, duke bërë një krahasim interesant me Frank Lampard, timonierin e Chelsea, dhe Gernot Rohr (trajneri i Nigerisë).

Shikoni Frank Lampard te Chelsea, ai ka humbur shumë ndeshje, por është akoma trajneri i ekipit. Nëse ai nuk do të ishte anglez, do të ishte shkarkuar pas 2-3 ndeshjesh maksimumi, njësoj siç më shkarkuan mua pasi fitova titullin kampion me ekipin pas 11 viteve.

E njëjta situatë edhe te Nigeria. Drejtuesit po i japin mundësi dhe shanse trajnerit gjerman (Rohr). Ai ka 5 vite që drejton kombëtaren, por nuk ia ka dalë të fitojë asnjë trofe. Pavarësisht kësaj, drejtuesit e Federatës po i japin mundësinë të vazhdojë punën.

Amuneke dhe Oliseh nuk patën kaq shumë kohë në dispozicion. Vetëm një trajner afrikan është në gjendje të bëjë diçka me skuadrat afrikane. Një trajner vendas njeh kulturën e Nigerisë. Unë njihja kulturën dhe gjuhën shqiptare, kjo ishte një nga gjërat thelbësore që më ndihmoi të fitoj trofe“, thekson Egbo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!