Egbo: Goli ynë jo i rastësishëm, ju tregoj pse Ismailgeci luajti para Halilit

schedule19:16 - 8 Mars, 2020

schedule 19:16 - 8 Mars, 2020

Emanuel Egbo, trajneri i Tiranës, iu gëzua fitores me Laçin. Nigeriani, në lidhjen direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, iu përgjigj pyetjeve të të ftuarve në panel. “E dinim që do jetë ndeshje e vështirë, pasi është e para herë që Laçi luan këtu. Ky stadium u jep shumë mundësi ekipeve të tjera, jo vetëm ne. Çdo lojtar ka qejf të shprehet. Ua thashë edhe lojtarëve, pasi ata janë të karikuar.

Pjesa e parë nuk ishte në nivelin që donim. Loja ndryshoi totalisht në pjesën e dytë. Duke bërë presing ia dolëm të shënojmë, nuk ishte rastësi. Kur je në fushën kundërshtarë ata mund të gabojnë, siç ndodhi me portierin e tyre dhe shënuam”.

“Titulli kampion? Ka edhe 10 ndeshje, është rrugë e gjatë. T’i marrim ndeshjet një e nga një. Shohim punën tonë deri në fund dhe pastaj bëjmë llogaritë”.

“Kritika? E nisëm pjesën e parë ngadalë, jo në ritmin e duhur. Mund t’i kritikoj për pjesën e parë çunat. Ismailgeci para Halilit? Në Vlorë ai luajti mirë, bëri veprimet që kërkuam dhe e futëm. Grenti nuk është në formën e duhur fizike dhe i kemi thënë që do futet kur kundërshtari të jetë i lodhur”.

“Përgatitja e ndeshjes për tre ditë? Nuk është aq e vështirë. Ata vinin nga një ndeshje e fortë me Bylisin. U munduam të jemi sa më të freskët, pasi në Vlorë ishim të lodhur. Pamë mundësitë që kemi dhe të freskohemi pak”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!