Emanuel Egbo, trajneri i Tiranës, pas ndeshjes me Laçin, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Nuk e di si t’ia filloj. E vlerësuam ndeshjen maksimalisht. U thashë çunave të luajmë si në derbi, të rrimë afër dhe të dublojmë. Terreni nuk na la hapësira të bënim ato që kishim planifikuar. Ekipi luftoi për çdo top, ishim në ekuilibër dhe kompakt. Kryesorja është që kur i bën hyzmetin punës, Zoti lart shikon dhe të ndihmon. Fitorja është prej tij”.
“Ekipi ky është, kemi luajtur thjesht. Nuk ka shumë shkencë në futboll, siç duan të bëjnë disa. Nëse bëhet presing, luhet fort, patjetër ia del gjithmonë. Ne kemi kualititet. E di që kur marrim topin kemi mundësi të shënojmë. Goli vjen, mjaftojnë ta mbajmë 0-0”.
“Me ndeshjen që Muçi bëri sot, i duhet më shumë punë për të qenë sulmuesi kryesor i Tiranës. Ka shumë punë, nga ana fizike. Di të kërkojë hapësirat, siç bëri te goli i dytë. Me Flamurtarin krijoi shumë raste, por nuk i shfrytëzoi. Kemi lojtarë në ekip, Do e fusim gradualisht. E ka treguar se e meriton të jetë brenda skuadrës”.
“Grupi vjen i pari. E thashë, kemi bërë gjëra të thjeshta. Lojtarët kanë luajtur aty ku mund të shprehin më të mirën e tyre, sikurse ka ka ndoshta me futbollistë si Doka, Hoxhallari dhe Torassa. Ajo është gjëra kryesore. Më pas vjen fryma e grupit dhe bashkëpunimi. Kemi edhe lojtarë individualë, por lufta e bën Tiranë. E ardhmja? Ju vazhdoni me këto pyetje. Do flas me presidentin dhe do të shohim si do të ecë puna”. /abcnews.al