EFL Cup/ Liverpool, Arsenal e United në çerekfinale, eleminohen Chelsea dhe Aston Villa

schedule22:56 - 30 Tetor, 2024

schedule 22:56 - 30 Tetor, 2024

Ishin përballje spektakolare, pavarësisht se ishin të vlefshme për raundin e 1/8-ve, të trofeut të tretë për nga rëndësia në Angli.

“Gjigantët” e futbollit në “ishull” nuk kanë zhgënjyer në këto sfida, duke arritur fitore të rëndësishme.

Kështu, “Të Kuqtë” e Liverpool i janë falur dopietës së Cody Gakpo dhe golit të Luis Diaz, në transfertën e “Amex Stadium”, përballë “Pulëbardhave” të Brighton, që u mbyll me shifrat 3-2, pas golave të Adingra e Lamptey në fundin e lojës, të cilat i shtuan edhe më shumë spektaklin kësaj përballjeje.

“Djajtë e Kuq” të Manchester United janë rikthyer te fitorja me largimin e Erik ten Hag, teksa në “Old Trafford” mundën skuadrën e Leicester me shifrat e thellë, 5-2, me “yjet” e mesfushës Bruno Fernandes dhe Casemiro, që shënuan nga dy herë ndërsa Alejandro Garnacho gjeti gjithashtu rrugën e rrjetës, e për “Dhelprat” diferencën tentuan ta bënënin El Khannouss dhe Coady, por më kot.

Nuk kanë zhgënjyer as “Topçinjtë” e Arsenal, të cilët mundën me rezultatin e thellë, 3-0 skuadrën e Preston, ku përveç Gabriel Jesus dhe Kai Havertz rrugën e gjeti dhe 17-vjeçari i talentuar, Ethan Nwaneri, i cili zbriti për herë të dytë si titullar me fanellën e skuadrës së Mikel Arteta.

“Lamtumirën” këtij komptecioni ia dhanë Chelsea dhe Aston Villa, me “Blutë e Londrës” që u mundën 2-0 nga Neëcastle, pas golit të Isak dhe një autogoli të Disasi, ndërsa djemtë e Unai Emery u mundën 2-1 nga Crystal Palace, me golat e Daichi Kamada dhe Eberechi Eze, që mjaftuan për të nxjerrë “të pavlefshëm” golin e kolumbianit Jhon Duran.

Ndërkaq, në përballje të tjera të këtij raundi, Southampton fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Stoke City, ndërsa Brentford fitoi pas goditjes së 11-metërshave ndaj Sheffield Ëednesday, me kohën e rregullt që u mbyll në shifrat 1-1. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!