Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.
Asnjë prej “të mëdhenjve” të futbollit anglez nuk ka zhgënjyer mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke arritur fitore të mëdha në çerekfinalet e EFL Cup, me Arsenal, Liverpool e Newcastle, që kanë siguruar kalimin në fazën e ardhshme.
Kështu, “Topçinjtë” e Mikel Arteta fituan 3-2 me përmbysje ndaj “Shqiponjave” të Crystal Palace, ku protagonisti absolut ishte padyshim “bomberi” brazilian, Gabriel Jesus, i cili shënoi një tripletë në minutat 54’, 73’ e 81’, ndërsa për miqtë nuk mjaftuan golat e Mateta e Nketiah.
Totalisht e kundërt ishte sfida në “St. Mary’s Stadium”, mes “Shenjtorëve” të Southampton e “Të Kuqve” të Liverpool, me djemtë e Arne Slot që dominuan që në fillim duke shënuar 2 herë në minutat 24’ e 32’ me Darwin Nunez e Harvey Elliott, ndërsa për vendasit golin e nderit Archer në minutën e 59’-të, por pa mundur të bëjë më shumë.
Ndërkaq, siç theksuam edhe më sipër në gjysmëfinale së bashku me Arsenal e Liverpool janë edhe “Bardhezinjtë” e Newcastle të cilët mundën me rezultatin spektakolar 3-1 ndaj Brentford, me golat që erdhën nga Fabian Schar e Sandro Tonali, me këtë të fundit që realizoi një dopietë ndërsa Ëissa vulosi shifrat përfundimtare në minutën e 91’-të. /i.m /abcnews.al