26 vjeçari Xhulio Prela banues në Yzberisht, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Lezhë, dyshohet se është nisur nga Tirana drejt Lezhës.
Lexo edhe: FOTO/ Kush është polici që u vra me armë zjarri në Lezhë – Abc News
Sipas informacioneve paraprake mësohet se automjeti është identifikuar nga policia. Sakaq në vendngjarje janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri.
Lexo edhe: EMRI/ Ekzekutohet me armë zjarri efektivi i policisë së Shkodrës
Gazetari i ABC Gjergji Firguri raportoi se një plumb në zemër i ka marrë jetën të riut. Ndërkohë ai ka lëvizur për disa metra me makinën e tij.
Ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur disa kontrolle, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës dhe Policinë e Shkodrës, kanë rrethuar zonën për të zbardhur detaje nga ngjarja.
Në afërsi të fshatit Gajush, Prela është qëlluar nga pjesa e pasme e makinës dhe në tentativë për tu larguar një nga plumbat ka kapur të riun duke i shkaktuar vdekjen.
Po ashtu dyshohet se mund të ketë pasur kontakt mes autorit dhe viktimës.
Efektivi i ekzekutuar Xhulio Prela, 26-vjeç
/abcnews.al/