Efektivi i policisë shtyu gazetaren në greminë, Salianji: Prepotenca u vjen nga paaftësia e lidhjet me krimin

schedule22:55 - 6 Nëntor, 2021

schedule 22:55 - 6 Nëntor, 2021

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi pasditen e së shtunës në Qafë Mollë mes një efektivi të policisë dhe gazetares Anila Hoxha. Në një postim në Facebook Salianji shkruan se qeveria tashmë ka harruar show-n dhe “dhunon gazetaren që raporton nga vendngjarja.

Deputeti i PD sjell në vëmendje disa ngjarje të kronikës që kanë ndodhur në pak ditë në vend ndërsa akuzon autoritetet përkatëse për paaftësi dhe lidhje me krimin.

ERVIN SALIANJI NË FACEBOOK

“Shqipëria e destabilizuar nga krimi, në vetëm 24 orë, në mes të Tiranës kërcet arma në zonën më elitare, shpërthen tritoli në mes të qytetit, vrasje makabre po në Tiranë, përleshje me thika dhe vrasje në Elbasan!

Vrasjet e tipit mafioz ende të pazbardhura, droga e përhapur më shumë se çamçakëzi!

Qeveria e dorëzuar, tanimë ka harruar edhe show-n dhe reagon për turp duke dhunuar gazetaren që raporton nga vendngjarja duke thelluar krimin që po bëjnë nga prepotenca që ju vjen nga paaftësia dhe lidhjet me krimin.”

Kujtojmë se efektivi i policisë që shtyu gazetaren Anila Hoxha dhe një operator nga vendi i ngjarjes ku u gjet trupi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, u pezullua nga detyra. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!