Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se përfshirja e policisë më krimin ka thyer besimin tek publiku. Ai theksoi se kjo çështje nuk duhet të mbetet vetëm me vetëdeklarimin për përdorim të aplikacionit SKYecc, por t’i shkohet më tej.
Nga ana e tij zëvendësministri i Brendshëm, Besfor Lamallari tha se po merret në konsideratë edhe rishikimi i ligjit për Policinë e Shtetit.
Pjesë nga biseda në studio:
Ervin Karamuço: Kur dalin nivele të larta të përfshirë si shefa komisariatesh dhe që janë të lidhur me krimin, që krijojnë kushte edhe për kryerjen e vrasjeve, kjo përkthehet në një thyerje të madhe të besimit. Por duhet mbuluar me dy gjëra, të mos mbetet vetëm me formularët. Unë mendoj që në administratë do të ketë ndryshime, por tani nuk ndodhin dot sepse i kanë duart e lidhura. Është mirë që këto ditë janë hapur gradat, dhe mund të promovohen në këtë institucione. Ndjesa duhet të jetë shumë e madhe, kemi pasur efektivë që pinin kafe me kriminelë.
Besfort Lamallari: Po rishohim ligjin e Policisë së Shtetit, pikërisht për të adresuar kritere që garantojnë një organizatë më të shëndoshë.
Ervin Karamuço: Do na duhen 5-7 vite që ne t’ja dalim për të mbyllu të gjithë çështjen e SKYecc, na duhet një SPAK tjetër për të gjithë këto çështje që janë miliona çështje. Duhet investim i madh institucional për të pastruar shoqërinë.
/abcnews.al/