Përgjimet/ Efektivët merrnin ryshfet për të kaluar qytetarë drejt vendeve të BE-së, skema u zbardh nga celulari i Sulejmanajt

schedule09:30 - 4 Qershor, 2024

schedule 09:30 - 4 Qershor, 2024

Zbardhen përgjimet e Prokurorisë së Tiranës për 8 efektivët e policisë, të cilët merrnin ryshfet nga 50 deri në 500 euro, për të lejuar kalimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, të personave që nuk iu lejohej kalimi në këto shtete.

Skema u zbulua nga përgjimi i celularit të Enea Sulejmanaj, tanimë i arrestuar. Sulejmanaj ishte poseduesi i një agjensie turistike “Bus Albania”, i cili mbante kontakte të vazhdueshme me me Tereziun, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumenta udhëtimi të personave që nuk iu lehohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së.

Sulemanaj komunikon me inspektor Briken Tereziun, ku në çdo rast, e pyet fillimisht nëse është në punë dhe për çdo person, i dërgon atij dokumentet e personave që donin kalimin drejt BE-së.

Efektivi kërkonte të dhëna rreth tyre në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar. Më pas, efektivi Terziu njoftonte ish-kreun e Transportit Ndërqytetës për problematikat që kishin personat që prisnin biletat.

Pjesë nga përgjimet

  1. 10.04.2023 ora 09.17 AM Pass Elisabeta Kazanxhiu dtl.25.08.1991 nr. personal J15825046P;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 10.04.2023, nga ora 09:16 AM – 09:50, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;

Eneo: Je në punë sot?

Brikeni: Po

Eneo: Kemi një goc sot për Bari(dhe i dërgon foton e pasaportës fotografinë e pasaportës së shtetases Elisabeta Kazanxhiiu)

Brikeni: Ca ka kjo, Ditë?

Neneo: Po vlla. Ka nejt shumë. Po tani po ja shof pasap po ti coj me foto vulat

Brikeni: Te 4 thuji. Për Bari ca ore

Eneo: 11:15 me Ëizz. Po ngjiten vlla shif e futja një vile

Brikeni: Ok

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se kjo shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (10.04.2023 ora 10:02 AM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS, (Referuar të dhënave të sistemit TIMS shtetasja ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet shengen, pasi është larguar më datë 24.03.2018 dhe ka hyrë në Shqipëri më datë 18.03.2023)

  1. 11.04.2023 ora 12.12 PM Pass Elion Raxha dtl.17.04.1987 nr. personal I70417015V;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin ëhatsup, rezulton se më datë 11.04.2023, nga ora 12:12 PM – 12:19PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken tereziu e konkretisht;

Eneo: Është një shok për Budapest sot (I dërgon foto të pasaportës së shtetasit Elion Raxha)

Brikeni: Ok ma nis ta shof. Ok te 4 thui

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (11.04.2023 ora 13:12 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB (Briken Tereziu), në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

  1. 15.04.2023 ora 01.17 PM Pass Mariglen Hysa dtl.02.08.2000 nr. personal K00802013G;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 15.04.2023, nga ora 01:11 PM – 01:43 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;

Eneo: ….Pune je?

Brikeni: Po

Eneo: Kemi j djalë për Budapest Athinë

Brikeni: Ma nis

Eneo;( I dërgon foton e pasaportës së shtetasit Mariglen Hysa) Ditet ka. Ka ca vula. Po e pe tnevojshme vej edhe na nji nga ato të tuat. Ktu është djali vlla, e boni cjek in

Brikeni: Te 4

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (15.04.2023 ora 14:20 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS.

Ky shtetas ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet e BE-së, pasi është larguar nga Shqipëria më datë 10.06.2022 dhe është kthyer më datë 04.04.2023.

  1. 18.04.2023 ora 09.35 AM Pass Benarda Cani dtl.31.01.1992 nr. personal J25131042Q;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin ëhatsup, rezulton se më datë 18.04.2023, nga ora 09:33AM – 09:49 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken tereziu e konkretisht;

Eneo; Je ne punë sot?

Brikeni: Po

Eneo:( I dërgon foton e pasaportës së shtetases Benarda Cani)

Brikeni: Ok

Eneo: Ne 10 e 55, E mbaroi chech,in

Brikeni: Ok 1 min, Ok te 4 të vij

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (18.04.2023 ora 10:56 AM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Kjo shtetase ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet e BE-së.

  1. 22.04.2023 ora 02.41 PM pass Brikela Trakaj dtl.15.07.19997 nr. personal J75715083S (2 here edhe dt.09.09.2023 ora 10.23 PM);

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 22.04.2023, nga ora 12:41 PM – 02:51 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;

Eneo: Si tkam vlla

Më pas komunikojnë në vois call

dhe I dërgon pasaportën e shtetases Brikena Trakaj

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se kjo shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë 22.04.2023 ora 15:45 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, ndërsa më datë 10.09.2023 ora 05:19 nga punonjësi i policise MesiER, në tejkalim të ditëve të qëndrimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!