Efekti VAR në Euro 2020, dyfish më shumë penallti dhe më pak faulle e ndalesa

schedule17:39 - 25 Qershor, 2021

schedule 17:39 - 25 Qershor, 2021

Përdorimi i VAR-it është një risi për kampionatin europian të futbollit. Sistemi ndryshoi vendimet e gjyqtarëve vetëm 12 herë në 36 ndeshje të luajtura në Euro 2020 dhe 91% e vendimeve të gjyqtarëve ishin të sakta.

Deri më tani janë akorduar dyfishi i 11-metërshave në krahasim me të njëjtën fazë të Euro 2016. Aktualisht janë ekzekutuar 14 penallti, ndërsa 5 vite më parë kur VAR-i nuk aplikohej janë dhënë vetëm 7. Pas ndërhyrjes së teknologjisë, janë dhënë pesë penallti që nuk u akorduan fillimisht nga gjyqtari.

 

Lojtarët e Kroacisë duke protestuar

Arbitrat vërshëllyen 806 herë në fazën e grupeve të këtij Europiani, 105 herë më pak se në Euro 2016. Edhe kartonët e verdhë gjithashtu u zvogëluan. Nga 129 që u dhanë pesë vite më pare, këtë edicion janë akorduar 98 kartona deri më tani.

Për sa i përket pozicioneve jashtë loje, VAR ka korrigjuar vetëm gjashtë raste, duke ndryshuar kështu vendimit e gjyqtarit anësor.

Presidenti i Komisionit të Gjyqtarëve të UEFA-s, Roberto Rosetti tha se ndryshimi i shifrave nuk vjen nga  mënyra taktike e lojës, por për shkak të saktësisë së shtuar duke përdorur përsëritjet e videove. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!