Efekti Trump tek Krishtlindjet në Betlehem

schedule15:38 - 24 Dhjetor, 2017

schedule 15:38 - 24 Dhjetor, 2017

Betlehemi ndryshe nga vitet e tjera, në periudhën e Krishtlindjeve është më boshatisutr dhe situata është e tensionuar. Vendimi i Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit ka dhënë pasojat e tij.

Në sheshin kryesor të Betlehemit, përveç pemës së Krishtlindjeve ndodhet dhe grazhdi i Betlehemit, një dhuratë e Maltës, i mbushur me drita shumëngjyrëshe. Por pranë zbukurimeve të krishtlindjeve ka dhe parulla që shpallin Jeruzalemin si kryeqytetin e përjetshëm të Palestinës si dhe nga ato që bëjnë apel për një luftë të re. Festa këtë vit është zbehur nga tensionet e provokuara pas vendimit të njëanshëm të Donald Tramp për të shpallur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit në 6 dhjetor.

Por përveç zemërimit ka dhe shqetësim mes banorëve të cilët turizmin e kanë një nga burimet kryesore të fitimit. Në fakt në këtë periudhë janë anuluar shumë prenotime në hotele dhe ka pasur shumë më pak turistë.

Që nga data 6 dhjetor me dhjetëra grupe kanë anuluar udhëtimin e tyre në Betlehem. Krishtlindjet janë periudha më e rëndësishme për qytetin pasi festohen tre herë në tre kisha të ndryshme brenda një muaji. Por ministria izraelite e turizmit është optimiste duke thënë se ka një rritje prej 20 për qind të pelegrinëve të krishterë në Tokën e Shenjtë gjatë periudhës së Krishtlindjeve. Ministri izraelit i turizmir Jariv Levin u shpreh së këtë vit janë tejkaluar të gjitha rekordet e mëparshme në lidhje me turizmin duke shënuar 3.5 milionë turistë në 2017-n, 500 mijë më shumë se një vit më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!