Efekti psikologjik i dronit ukrainas në Rusi, Hide: Jemi në një fazë të re të luftës, do shohim të tjera sulme

schedule20:49 - 1 Mars, 2023

schedule 20:49 - 1 Mars, 2023

Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja”  të gazetarit Artur Zheji në ABC News, komentoi efektin psikologjik të sulmit me dron të Ukrainës në Rusi.

Sipas tij kemi hyrë në një fazë të re të luftës edhe se sulmi i Ukrainës në afërsi të Moskës nuk ka qenë i suksesshëm.

Po ashtu eksperti bëri me dije se pritet që Ukrainë të kryejë disa sulme të tjera në pika nevralgjike për të kërcënuar akoma më shumë agresorin.

Hide: Nga pikëpamja strategjike duket se kemi arritur në një fazë të re. Përdorimi i faktorëve psikologjikë. Efekti nuk është i madh, sepse nuk kemi një sulm të realizuar me sukses. Ajo që është interesante është si ka penetruar droni në rrugë dytësore në territorin rus.

Hide: Ndoshta jemi duke vërejtur fillimin e një strategjie të re operacionale. Depërtimi në territorin rus. Unë besoj se do të shohim goditje në pikat nevralgjike.

Mecollari: Ukraina ka kërkuar nga Amerika, reketa që kanë distancë të madhe goditje. Rusët kanë deklaruar se nëse SHBA jep këto dronë, ata do të marrin masa për marrëdhëniet mes tyre. Marrja e këtyre raketave do të thotë që Ukrainë mund të godasë  brenda territorit rus.

Strategjia e Perëndimit, është që jo për momentin, jo që nuk do i japim në vazhdimësi. r.t/abcnews.al