“Efekti i reformës 38 miliardë lekë”, Ibrahimaj: Kategoritë që marrin rritje pagash më 1 maj

schedule15:38 - 7 Prill, 2023

schedule 15:38 - 7 Prill, 2023

TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se rritja e pagave për kategoritë e punonjësve të arsimit, shëndetësisë, zjarrfikësit dhe siguria do hyjë në fuqi menjëherë dhe në muajin maj do të përfitojnë rritjen.

“Për kategoritë, arsimi, shëndetësia, siguria  dhe zjarrfikësit do të hyjë në fuqi që gjatë prillit. Paga e tyre do hyjë në fuqi më 1 prill dhe do merret me 1 maj.”, tha ajo.

Gjatë një interviste në ABC News, ministrja e Financave dhe Ekonomisë u pyet se çfarë efekti buxhetor do kenë këto masa të marra nga qeveria shqiptare, për këtë Ibrahimaj bëri këtë koment: “Paga mesatare do rritet në shumën 900 euro. Efekti në buxhet, i reformës totale është 38 miliardë lekë shtesë për shpenzimet e personelit”, tha ajo./n.m.abcnews.al