Leo Messi vendosi të lërë Europën dhe karrierën e madhe në Barcelonë e Paris duke kaluar në anën tjetër të Atlantikut dhe do të luajë në MLS për fanellën e Inter Miami.
Ndikimi Ii transferimit të argjentinasit në klubin e David Beckham u pa pothuajse menjëherë, pasi brenda disa orësh nga njoftimi, llogaritë e klubit në mediat sociale kanë marrë flakë. Në mënyrë të veçantë, në Instagram ndjekësit kanë kaluar 4.5 milionë, nga 900 mijë që ishin para këtij transferimi.
Por, çmenduria për superyllin argjentinas dhe kampionin e botës nuk ka fund. Siç u bë e ditur, të gjitha ndeshjet e Inter Miami deri në përfundim të sezonit janë shitur, ndërkohë që çmimet e bilateve janë rritur shumë.
Më fakt, vështirësia për dikë për të parë një ndeshje ku do të marrë pjesë Lionel Messi është e madhe, edhe nëse është Sergio Aguero. Sulmuesi argjentinas foli në një emison televiziv dhe pohoi se as ai vetë nuk ka mundur të sigurojë praninë e tij në tribunë.
“I kërkova Messit një biletë për një ndeshje të Inter Miami dhe ai më tha që ishin shitur të gjitha. Nuk ka bileta. Nuk e di se çfarë po ndodh”, ishin fjalët e Agueros./h.ll/abcnews.al
Tickets for every MLS match vs. Inter Miami across the whole ?? have been completely sold out.
??? pic.twitter.com/CoWCCuQjAf
— USMNT Only (@usmntonly) June 8, 2023
Kun Aguero: “I asked Messi for a ticket of Inter Miami game and he told me it was sold out. There are no tickets. I don’t know what’s going on..” @SC_ESPN ?? pic.twitter.com/w8v8KoFcxS
— All About Argentina ??? (@AlbicelesteTalk) June 8, 2023