Efekti i Britanikut Nigel Farage, në zgjedhjet e PE

schedule13:14 - 21 Prill, 2019

schedule 13:14 - 21 Prill, 2019

Sondazhet më të fundit tregojnë se do të ketë surpriza në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare europiane. Surpriza më e madhe pritet të jetë partia e një prej mbështetësve më të mëdhenj të Brezit, Faraxh.

Kur duhen dhe pesë javë nga zgjedhjet parlamentare europiane, mediat publikojnë sondazhet e reja ku ka konfirmime dhe surpriza.

Qendra e djathtë dhe socialistët humbasin vota. Të dyja palët lënë të paktën nga 37 poste në parlament secila, ndërsa përfitojnë populistët si Europa e Lirisë, Liria, Demokracia e Drejtë dhe liberalët.

Një parti del në pah për rezultatin që mund  të marrë, ajo e Nigel Faraxh e cila mbështet Breksit.

Por mes suprizave është dhe fakti se laburistët anglezë mund të bëhen forca më e madhe politike në Mbretërinë e Bashkuar, por dhe një mbështetje e madhe për Faraxh. Lideri karizmatik euroskeptik mund ti sjellë partisë së tij rreth 27 për qind të votave duke e kthyer në një shigjetë për bilancin e politikës së Mbretërisë së Bashkuar.

Mes partive që kanë pësuar rënie të rëndë për shkak të Brexit janë konservatorët britanikë të cilët parashikohet të humbasin shumë.

Mbetet për tu parë se si do të sillemn ata që duan të qëndrojnë Brenda Bashkimit Europian dhe nëse do të arrijnë vërtet të kthejnë vendimin e marrë tre vjet më parë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!