Efektet e qumështit të bletës, eksperti: Shton potencën seksuale

schedule11:13 - 11 Janar, 2021

schedule 11:13 - 11 Janar, 2021

Agronomi Zeg Gjeta ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të hëne në “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa ku foli për efektet “magjike” të qumështit të bletës. Gjeta tha se qumështi i bletës është një ushqim që krahasohet me qelizat somatike.

Konsumi i qumështit të bletës rrit imunitetin. E kam provuar me veten time, kam qenë shumë i ndjeshëm nga e ftohura. Me përdorimin e saj më është rritur imuniteti po nuk duhet harruar se ndikon dhe dieta ushqimore. Nuk është një ilaç për veshkat por pas përdorimit ndihesh më i lehtësuar dhe në këtë mënyrë ke luftuar infeksionin.”, tha Gjeta.

Si ndikon tek fertiliteti?Ata që kanë probleme të tilla dhe e konsumojnë jep funksionim. Qumështi i bletës shton shumë potencën seksuale”, shtoi më tej ai. Ndërsa u ndal tek përdorimi i qumështit të bletës, specialisti tha se duhet të përdoret dy herë në vit dhe të merret pas një periudhe 3, 6 apo 8 mujore.

Ndër të tjera, ai theksoi se është e rëndësishme se personat që vuajnë nga kanceri duhet të kenë kujdes në përdorimin e tij, pasi stimulon shtimin e qelizave negative dhe të rekomandohen me mjekun. /abcnews.al/