Albin Kurti heq përkohësisht taksën 100% ndaj Serbisë

schedule18:49 - 27 Shkurt, 2020

schedule 18:49 - 27 Shkurt, 2020

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme  për media ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të heqë tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe më 15 mars.

Kurti, është shprehur se taksa do të hiqet më 15 mars të këtij viti, me kushtin që Serbia të heq dorë nga fushata për ç’njohjet e Kosovës. Kryeministri ka theksuar se taksa do të hiqet për një periudhë 90 ditore.

E para, si qeveri e Kosovës do të marrim vendim që nga data 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që eksportohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovinës. E dyta, kërkojmë nga Serbia që të zotohet që do të ndalë fushatën për çnjohjen e Kosovës…. atëherë duke filluar nga data 1 prill, Qeveria e Kosovës do ta heq tërësisht taksën për një periudhe prej 90 ditësh. E treta, kërkojmë nga BE-ja ta vlerësoj lartë vendimin e Qeverisë për heqjen e taksës. E katërta, në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e mirë të Qeverisë së Kosovës dhe për pasojë nuk e pushon fushatën jomiqësore dhe nuk fillon me heqjen e barrierave, atëherë nga data 1 prill, Qeveria e Kosovës do të nis në masën e reciprocitetit. E pesta, në rast se pala serbe nuk reflekton as pas 90 ditësh për heqjen e importit për lëndën e parë, atëherë më 15 qershor Kosova do të vendos për reciprocitetin”, ka thënë Kurti.

Kurti  po ashtu ka bërë të ditur se masa e reciprocitetit do të vendoset pas 15 qershorit.

Rivlerësimi i këtij vendimi varet nga rezultatet që arrihet në objektivat e këtij. Reciprociteti instalohet pas 15 qershorit”, theksoi Kurti.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!