Shqipëria rrezikon të mos ketë edhe dy lojtarë të tjerë në ndeshjet me Izraelin dhe Islandën në Nations League. Endri Çekiçi dhe Keidi Bare kanë probleme dhe trajneri Reja për ta në konferencë tha:
“Çekiçi doli për problem muskulor. Kam folur me mjekët për ta parë. I kam thënë të vijë këtu, atij edhe Bares. Edhe ai ka probleme muskulore. Do i shohim nga afër.
Kemi një javë kohe, shpresojmë të rikuperohen. Kemi jashtë edhe Kumbullën dhe Gjimshitin. Duket se në çastet vendimtare goditemi nga mungesat. Shpresoj t’i kem të gjithë gati”.