“Eduko djalin”, protestë në Tiranë pas përdhunimit të së miturës: Edukata seksuale të nisë në shkolla

schedule13:10 - 23 Maj, 2021

schedule 13:10 - 23 Maj, 2021

Me thirrjet “Përdhunimi është krim”, dhjetëra qytetarë u ngritën sot në protestë kundër abuzimit të vajzave dhe grave, nisur nga rasti i abuzimit të së miturës në Mirditë nga 5 persona.

Ata mbanin në duar pankarta me thirrje të ndryshme në mbrojtje të vajzave. Marshimi nisi nga sheshi “Skënderbej” ndërsa më pas protestuesit u ndalën përpara Policisë së Tiranës.

Që atje u nisën sërish drejt qendrës së kryeqytetit duke thirrur në kor “Edukoje djalin”.

Njëra prej pjesëmarrësve në protestë deklaroi se edukata seksuale duhet të futet si lëndë në shkollë.

“Edukata seksuale të futet si lëndë në shkollë që pas 10 vitesh të mos jemi prapë duke protestuar. Peticioni ka nisur dhe shpresoj që të gjithë të na bashkohen”, u shpreh ajo./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!