Kopshti në Peqin është mbyllur ditën e sotme. Kjo pasi edukatorja është konfirmuar pozitive me koronavirus. Ndërkohë 10 prej punonjësve kanë shfaqur simptoma dhe tashmë po i bëhet tamponi.
Ndërkohë në 24 orët e fundit është konfirmuar me Covid-19 edhe një zyrtar i Ujësjellësit të Peqinit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 302 raste të reja dhe tre persona kanë humbur jetën./mv. abcnews.al