Edon Hasani konfirmohet “dem”, Daja: Vllazni, edhe ne duam maksimumin!

schedule23:27 - 1 Shkurt, 2021

schedule 23:27 - 1 Shkurt, 2021

Partizani barazoi në Elbasan kundër Vllaznisë kryesuese dhe mbetet në vendin e dytë, këtë herë pa Teutën në krah. Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Pressing”ABC ka folur gjerë e gjatë edhe trajneri Ilir Daja, në një lidhje direkte me Skype.

“Është e vërtetë që Vllaznia ka bërë kampionat të mirë deri tani. Jo vetëm kanë 9 pikë më shumë, por kanë luajtur mirë në shumicën e ndeshjeve”, tha Daja fillimisht, i cili më pas foli për pjesën e terrenit.

“Pas minutës së 80-të te portat u bë pak e vështirë. E përsëris, sa i takon lojës, Vllaznia ka bërë futbollin më të mirë në vazhdimësi, ndryshe nga ekipet e tjera. Deri tani e ka bërë diferencën me ekipet e tjera”.

“Morëm Muratajn që e njeh kampionatin, kemi edhe Çinarin. Nuk do kemi dhimbje koke më vonë, pasi kemi marrë disa lojtarë. Më parë bënim zëvendësime vetëm ne fund. Kemi forca të shtuara. Edon Hasani? Akoma nuk ka dalë në stërvitje. Ka qenë një suport i klubit, edhe në aspektin human. Është një lojtar që ka bërë mirë në kampionatin tonë”.

 

“9 pikë janë dhe nuk janë shumë. Nuk lejohet hapa false. Vllaznisë i lejohen gabime, të tjerët nuk duhet të bëjnë hapa fals”, shtoi trajneri Daja. “Alternativat në sulm? Jemi agresivë në sulm, jemi forcë e dytë për golat e shënuar. Nga statistikat nuk qëndron diçka e tillë. Solomon në shumicën e rasteve ka luajtur në krah, jo si qendërsulmues.

Kemi disa alternativa që do t’i përdorim, si Cardoso, Junior apo Çinari që mund të përshtaten. Gjithashtu edhe Bardhi që luajti aty kur dolën sulmues. Sa i takon Solomin, iku me marrëveshje dhe e falënderoj për kontributin e dhënë. Ishte djalë i shkëlqyer, madje erdhi na takoi edhe pasi iku. Qëndroi me ekipin dhe u përshëndet me të gjithë lojtarët dhe stafin”.

“Vllaznia kampione? Ne si Partizan, edhe pse Shkodra është qytet i mrekullueshëm, duam maksimumin. Le ta fitojë kush ta meritojë”, përfundoi Daja lidhjen direkte në emisionin e drejtuar nga Gerti Çarçani dhe Fioralba Dizdari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!