Edmond Tupja: Marrëdhënia me librin është një seksualitet letrar i çuditshëm

schedule12:00 - 13 Nëntor, 2019

schedule 12:00 - 13 Nëntor, 2019

Në Tiranë ka hapur dyert panairi i 22-të i librit. Ngjarja më e rëndësishme e librit sipas mjeshtrit të përkthimit Edmond Tupja duhet të konceptohet me po aq dashuri sa marrëdhënia e një çifti.

Prej dy dekadash panairi është konceptuar si festë e librit. Madje edhe ceremonia hapëse u çel nën ritmet e muzikës së Vaçe Zelës.

Mjeshtri  i përkthimit  Edmond Tupja tha se marrëdhenia me librin është e njëjtë me atë të dashurisë mes një çifti.

Kryetari i shoqatës se botuesve shqiptarë Petrit Ymeri në ceremoninë e hapjes se panairit pranoi se problemet e librit janë të mëdha ndaj përfitoj nga rasti që të ftonte Ministren e Kulturës për t’i kapërcyer vështirësitë sëbashku.

Elva Margariti premtoi  dialog me botuesit, ndërsa kryetari i shoqatës së botuesve të Kosovës , tha se letërsia shqipe është prioritare.

Mitrush Kuteli vjen i pa censuruar në veprën “Vargjet e përziera” rrëfen e bija Atalanta Pasku.

Por ka botues të cilët guxojnë me gjuhë ta pa përkthyer më herët.

Aida Baro pasi sugjeron disa nga botimet kryesore për grupmosha të ndryshme  thotë se panairi është i domosdoshëm për të komunikuar me lexuesin.

Panairi  i ka dyert e hapura deri më 17 nëntor ku lexuesit të njihen me rreth 800 tituj të rinj të autorëve të huaj dhe do të kenë mundësi që të bëjnë zgjedhjet e librave në gjini të ndryshme dhe me zbritje nga 10 deri në 50 përqind. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!