Edmond Budina: Teatri Kombëtar do të restaurohet me paratë e mbështetësve europianë

schedule19:07 - 7 Maj, 2020

schedule 19:07 - 7 Maj, 2020

Teatri Kombëtar pas shpalljes nga Europa Nostra si 10 monumentet më të rrezikuara në Europë për 2020, tashmë gjen edhe mbështetje financiare për restaurim sipas regjisorit Edmond Budina.

Do të gjenden lekët për ta restauruar dhe për këtë jemi fare të sigurt. Do ta resturojmë me lekët e Europës”, thotë Budina.

Budina thotë se në momentin e hapjes së kufijve nga pandemia drejtuesit kryesor të Europa Nostrës do të  mbërrijnë në Tiranë.

“Zv.presidenti i Europa Nostra tha se në rastin më të parë sapo të hapen rrugët me një grup specialistësh do të vinë në Shqipëri të takohen me faktorët lokalë”, shprehet Budina.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka kujtuar 7 majin duke falenderuar gjestin e qytetarëve të Tiranës,  të cilët i mbështetën financiarisht 1 vit më parë, për rivënien e gërmave të hequra në ballinë të Teatrit Kombëtar.

“I hoqën germat e teatrit natën dhe populli i Tiranës u përgjigj në mënyrë të jashtëzakonshme”, shprehet regjisori.

Rezistenca e artistëve dhe qytetarëve të Tiranës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar  nga shembja  e tij vazhdon prej 2 vitesh e 4 muaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!