Edlir Tetova ka lënë Tiranën në përfundim të këtij sezoni dhe do të vijojë karrierën si trajner në Kosovë.
Ditën e sotme ai është prezantuar te skuadra e Ulpianës, që këtë sezon do të garojë në elitën e futbollit dardan.
Tetova ishte ndihmës i trajnerit Orgesh Shehi te Tirana, ndërkohë që më parë ka bërë të njëjtën gjë edhe te Teuta.
Në të shkuarën ai ka qenë trajner te moshat e durrsakëve dhe kjo është eksperienca e tij e parë si trajner në futbollin e të rriturve. /abcnews.al