Edith Harxhi: Muxhahedinët në Shqipëri shkelën kontratën, janë luftëtarë të përgatitur

schedule22:12 - 10 January, 2020

schedule22:12 - 10 January, 2020

Edith Harxhi, e ftuar në emisioni  “Provokacija” me Mustafa Nanon, hedh hije dyshimi mbi prezencën e opozitës iraniane në Shqipëri.

Në një situatë ku tensionet mes SHBA dhe Iranit janë në kulmin e tyre, ndërsa përfiltet edhe Shqipëria si shënjestër, Harxhi shprehet se  muxhahedinët në Shqipëri shkelën kontratën. Sipas saj ata nuk zbatuan marrëveshjen e pranimit të tyre, ku është e përcaktuar qartë që ky grup nuk duhet të kryejë funksione politike.

“Këtu nuk është zbatuar një kontratë. Marrëveshja për ardhjen e tyre në Shqipëri është bërë përmes Organizatës për Mbrojtjen e Emigrantëve të OKB dhe qeverisë shiptare. Dhe në atë marrëveshje është e përcaktuar qartë që ky grup nuk duhet të kryejë funksione politike. Kjo është një çështje cedimi që i është bërë nga ana e qeverisë shqiptare sepse ata kryejnë funksione politike, bëjnë mbledhje të herë pas hershme. Unë e kuptoj edhe teorinë dhe pata një debat me zotin Fatmir Mediu, i cili është edhe një nga mbështetësit kryesor të këtij grupi. Zoti Mediu shtron me të drejtë çështjen se ata janë opozitë çfarë do bëjnë tjetër. Ndërsa unë mendoj që duhet që ne ti përcaktojmë edhe më qartë rregullat që janë në kontratë që ata nuk duhet të bëjnë propagandë politike. P.sh, dalja në publik e kryetares së tyre një ditë pasi u vra gjenerali Soleimani, ka bërë një deklarëtë në të cilën përgëzon sulmin e SHBA ndaj kesaj figure.  Unë e kuptoj që ata janë opozitë por këtu vihet në pikëpyetje siguria e vendit tonë”, shprehet Haxhi.

Më tej ajo thekson se muxhahedinë janë shumë diskretë, jetojnë të ndarë dhe janë luftëtarë të përgatitur.

“Ata janë shumë diskretë, kjo e bën edhe më të errët për të kuptuar se çfarë është ky grup. Ata edhe kur dalin nuk dalin në grupe të mëdha, mund ti shihni një ose dy. Nga momenti që ata nuk jetojnë në çift ju e kuptoni. Janë çifte të ndara, bashkëshortja ose bashkëshorti jeton diku tjetër në Evropë. Është një formacion i tillë. Ata janë luftëtarë të përgatitur, ata presin momentin, kur d të luftojnë, sulmojnë regjimin iranian. Nuk di tëketë qendra stërvitore”, deklaroi Harxhi./abcnews.al