Edita Tahiri: Shqipëria duhet të jetë lidere në Ballkan, jo Serbia

schedule15:56 - 26 Nëntor, 2021

schedule 15:56 - 26 Nëntor, 2021

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Shqipëria duhet të jetë lider në Ballkan sepse është shteti i vetëm në Ballkan që ka qenë faktor stabiliteti në kohë krizash e luftërash.

Tahiri në shkrimin e saj në Facebook thekson se një gjenocidbërëse si Serbia nuk mund të bëhet lidere e rajonit.

“Nëse dikush duhet me qenë lider në Ballkan, duhet të jetë Shqipëria, sepse është e vetmja në Ballkan që ka qenë faktor paqeje e stabiliteti në kohët e krizave dhe luftërave. Një gjenocidbërëse si Serbia nuk mund të bëhet lidere e rajonit” shkruan Tahiri.

Deklarata e Tahirit vjen, ndërkohë që sot u mbajt në Elbasan mbledhja e shtatë mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Në mbledhjen e sotme u nënshkruan një sërë marrëveshjes që synojnë lehtësimin e qarkullimit, por edhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!