“Ediola te PS dhe ti tek PD”, Çuçi-Tavos: Morëm edhe strukturën e Lunxhërisë, u katandisët…

schedule19:45 - 24 Janar, 2021

schedule 19:45 - 24 Janar, 2021

Kalimi i Ediola Brahës te PS-ja, ishte goditja e radhës së socialistëve, por ironia e Vangjel Tavos solli reagimet e deputetes dhe drejtuesit të qarkut të Gjirokastrës, Bledi Çuçi, i cili e prezantoi sot në Tepelenë gjatë një takimi me strukturat.

Duke iu përgjigjur Vangjel Tavos, Çuçi shprehet se nuk është “faji im që u katandis në këtë derexhe lista e LSI në 2017; Ediola te PS dhe ti tek PD”. Gjithashtu ai thotë se dje, e gjithë struktura e LSI-së në Lunxhëri iu bashkua PS-së.

I dashur Vangjel, e shoh që të paska dhëmbur kalimi i Ediolës tek PS përderisa reagove vetëm për atë dhe nuk të bëri përshtypje kalimi këtë të shtunë i të gjithë strukturës së LSI të Lunxhërisë tek PS….. por e kuptoj pse. Gjithsesi, nuk është faji im që u katandis në këtë derexhe lista e LSI në 2017; Ediola te PS dhe ti tek PD. Miqësisht” mbyllet postimi i Çuçit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!