Edicioni Veror  9 gusht 2018

schedule11:10 - 10 Gusht, 2018

schedule 11:10 - 10 Gusht, 2018

Edicioni Veror i 9 gushtit ka nisur me një propozim të papritur martese, i cili u organizua në fshehtësi për një vajzë me fat. Ndihmuar fillimisht nga Ministri i Turizmit Blendi Klosi me shpëtimin e kamardares në formë unaze, misioni kulmoi me një përgjigje pozitive dhe fund të lumtur.

E gjitha u ndihmua të organizohej nga Edicioni Veror duke marrë në intervistë vajzën për ta pyetur për detaje nga historia e saj e dashurisë. Ajo mbeti e shokuar në momentin kur i fejuari i shfaq gjithçka çfarë kishte organizuar për të, duke i propozuar bashkë më unazën qe ajo kishte ëndërruar. Përgjigja ishte pozitive. Nusja e ardhshme tregoi se nuk kishte dyshuar në asnjë moment se diçka e tillë do të ndodhte, duke e bërë misionin të suksesshëm.

Xhonatan Islami rrëfen risitë dhe aventurat e “Paragliding”

I ftuar në studion verore të ABC News Xhonatan Islami ka rrëfyer objektivat dhe aventurat e “Paragliding”dhe risitë.  Objektivi i radhës, sipas tij është maja e Çikës, 2300 metra mbi nivelin e detit.

“Objektivi i radhës është maja e Çikës, 2300 metra mbi nivelin e detit, që të ndaloj atje, duhen 30 minuta për ta ngjitur”.  

“Risi e radhës do të jenë fluturimet e motorizuara edhe për pasagjerë për dy persona dhe risi tjetër tërheqja e velave me shkëputje me vinç nga toka, duke i dhënë përparësi edhe qytetve fushore”.

Ai ka folur edhe për njeriun më të vogël në moshë të hedhur nga Llogaraja, i cili ka qenë një 5 vjeçar, ndërsa njeriu më i madh në moshë i hedhur nga Llogaraja do të jetë një 75 vjeçar, i cili do të transmetohet në edicionin e së shtunës të 11 gushtit në ABC News.

Rrugëtim nëpër Qeparoin e Sipërm

Edicioni Veror vizitoi edhe fshatin Qeparo, duke e nisur udhëtimin nga rruga e vjetër që të çon në këtë fshat, e cila bëhet çdo ditë në këmbë nga banorët e zonës. Rruga e ndërtuar me kalldrëm është përdorur nga banorët rregullisht që para 300-400 vitesh. Në këtë zonë vihet re sistemi i veçantë i kanalizimit të ujërave, të cilat ata e bënin gati për ta përdorur gjatë dimrit në bujqësi.

Fshati vizitohej nga turistë të ndryshëm që vinin nga: Italia, Gjermania, Çekia, Polonia etj. Qeparoja tashmë është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Banorët historikisht kanë përdorur sollot (tunelet) për të lëvizur nëpër vende të ndryshme të zonës. Të gjitha godinat e rrëzuara sot pritet të restaurohen./abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!