Në Edicionin Veror të 3 gushtit kamera e ABC News udhëtoi në pikën më të lartë të Karaburunit. Në një aventurë me fuoristradë gazetarja e ABC News e shoqëruar nga Thanasi banori i zonës, është ngjitur në mbi 1200 metra lartësi mbi nivelin e detit, ku shihen në pëllëmbë të dorës disa pika të Italisë.
Po kështu në një intervistë për emisionin aktori i njohur të humorit Erion Isai rrëfeu ditët e pushimeve me familjen në Jug. Aktori tregon për detyrën e re si drejtor i Teatrit të Kukullave dhe si i sheh kritikat e marra për shkak të pozicionimit të tij politik./abcnews.al