Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh për aktivitetin sportiv të zhvilluar në shkolla, duke theksuar energjinë dhe entuziazmin e nxënësve që po marrin pjesë në Edicionin e 4-t të programit “Ekipeve Sportive në Shkolla”.
Me një shënim në “Facebook”, Rama pohoi se kanë nisur përballjet sportive në disiplinat e volejbollit dhe basketbollit, në kuadër të programit të organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë.
Sipas kryeministrit, këtë vit programi ka përfshirë 608 ekipe nga shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet në të gjithë vendin, të cilat do të garojnë për kupën e finales në këto dy disiplina sportive.
“Me energjinë e nxënësve pjesëmarrës në Edicionin e 4 të ‘Ekipeve Sportive në Shkolla’, ku kanë nisur përballjet në volejboll dhe basketboll në kuadër të programit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, që këtë vit ka përfshirë 608 ekipe nga shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet në mbarë vendin në garë për kupën e finales, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama në postimin e tij.
Programi synon të nxisë aktivitetin fizik, frymën e garës dhe bashkëpunimin mes nxënësve, duke e kthyer sportin në një pjesë më të rëndësishme të jetës shkollore në vend.


