Edicioni i 6-të i FSHF Sunday League Albania/ Hidhet shorti dhe përcaktohet kalendari i kampionatit amator 9×9

schedule16:36 - 13 Shtator, 2024

schedule 16:36 - 13 Shtator, 2024

Edicioni i gjashtë i kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania” do të ngrejë siparin më 23 shtator, një kompeticion që luhet në formatin 9×9 dhe që ka një popullaritet në rritje ta vazhdueshme, duke tërhequr interesin e të apasionuarve pas futbollit.

Shorti i kampionatit është hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbolli”  nga drejtuesi i Departamentit të Futbollit Amator, Jurgen Demneri dhe specialistët e këtij departamenti, ndërkohë që të pranishëm ishin përfaqësues të shumtë të ekipeve pjesëmarrëse në këtë kampionat.

Në sezonin e gjashtë të kampionatit 9×9 në Tiranë do të marrin pjesë 37 skuadra, të ndara në dy grupe, A dhe B, ku grupi A do të ketë në përbërjen e tij 19 ekipe dhe grupi B do të jetë i përbërë nga 18 skuadra. Formula e kampionatit to të jetë e njëjtë me sezonin e kaluar, ku pas ndeshjeve të grupeve do të vijohet edhe me fazën play-off.

Në Grupin A do të bëjnë pjesë këto ekipe: Dajti, Primo, Kastriotët, Friends Team, Raiffeisen Bank, Elso, Dymbëdhjeta, Albamer, Vatër, Ju ar Plast, Barrikada, Ccbs, Legjenda, UET, FC Tigres, Mallakastra, Alpha Crossfit, AFA, North Gate.

Në Grupin B do të bëjnë pjesë këto ekipe: Vila L, ATS, IMMI, Gaia, Jata Market, Antigonean, Luminesen, FC Parku, Confucius, MD, FB Passion, Futura Dent, Ferraj, Musa, Citizens, Beralb, Three Lions, Urban.

Ndeshjet e javës së parë do të luhen më datën 23 shtator, ndërkohë që ky edicion është planifikuar të mbyllet në maj të vitit të ardhshëm.

Edhe ky sezon i gjashtë pritet të dhurojë sfida dhe emocione të mëdha, nga ato që vetëm futbolli di t’i ofrojë, ndërkohë që edhe niveli i skuadrave dhe kampionatit ka ardhur duke u rritur në çdo aspekt. Risia e këtij viti është nënshkrimi me kompaninë e njohur të birrës “Superbock” që do të jetë sponsori zyrtar i kampionatit Sunday League Albania. Ndërkaq, me 19 shtator do të luhet Superkupa e kompeticionit mes Vila L, kampione e edicionit 2023-2024 dhe kampioni i Kupës së SL, Kastrioti. /FSHF

Më poshtë edhe kalendari i plotë për të dyja grupet: 

KALENDARI FSHF SUNDAY LEAGUE GRUPI A

GRUPI B KALENDARI FSHF SUNDAY LEAGUE