Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni firmosën sot marrëveshjet mes dy vendeve mbi bashkëpunimin strategjik në disa fusha.
Një event historik, hera e parë që qeveria shqiptare, bën një mbledhje të tillë me një qeveri tjetër, ku nuk ka shqiptarë nga pala përballë. Kjo do të jetë një ditë historike për Shqipërinë, por edhe për vetë Edi Ramën i cili është arkitekti i një marrëdhënie speciale me Melonin, të cilën jo rrallë e ka quajtur motra e tij e madhe dhe e shqiptarëve.
Por nëse në Romë ka diell, në Tiranë bie ‘shi’. Kryeministri Edi Rama do të jetë pëballë gazetarit Sokol Balla në një intervistë ku do të flasë edhe zhvillimet në kryeqytetin shqiptar dhe situatën e komplikuar në të cilën gjendet qeveria shqiptare, jo përballë opozitës, më të dobët se kurrë, por përballë SPAK më aktiv se kurrë më parë.
Për të gjitha këton, intervista e kryeministrit Edi Rama, sonte në ora 20:00 në ‘Real Story’ në ABC News, përballë gazetarit Sokol Balla./abcnews.al

