“S’meritojnë as 1 supë burgu!”
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për të gjithë ata që kanë bërë karriera politike dhe mediatike duke shpifur. Kryeministri u kujton gjithashtu se në vendet e Bashkimit Europian, shpifja dënohet me 25 vite burg megjithatë në Shqipëri do të paguajnë gjobë.
“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë,që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova,s’meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja”, shkruan në Twitter kreu i qeverisë./abcnews.al