Niveli jo i kënaqshëm i punësimit në vend, ka sjellë reagimin e njohur të kryeministrit të vendit Edi Rama.
Shefi i ekzekutivit ka shkarkuar drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko. Në vend të tij ka punësuar punonjësen e kryeministrisë Edlira Caushi.
Burime nga qeveria bëjnë të ditur se ky vendim i kryeministrit është marrë gjatë një takimi që shefi i qeverisë ka zhvilluar me 12 drejtorët rajonalë të punësimit në sallën e Hartave, sapo është kthyer nga SHBA.
Po sipas burimeve të qeverisë, mësohet se Rama u ka kërkuar drejtorëve të punësojnë qytetarët pasi vende pune ka.
“S’ka parti që ju mbron muajin tjetër. Ndërmjetesoni me bizneset, punësoni njerezit se vendet janë bosh. Do ju ndjek personalisht dhe individualisht.”, mësohet të ketë qenë paralajmërimi i kryeministrit për drejtorët rajonalë të punësimit në vend.
/abcnews.al
Edi Rama shkarkon drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit
schedule21:22 - 6 Mars, 2018
schedule 21:22 - 6 Mars, 2018